VIDEO fort emocionuese, ushtari shqiptar befason nënën pas kthimit nga Afganistani

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një video ka treguar momentet kur një ushtar kthehet në shtëpi pas misionit në Afganistan.

Ajo në një postim në Facebook, shkruan se si ushtari ia bënë befasi nënës së tij pas ardhjes nga misioni ushtarak.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III, Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni. #KrenariPërFA??”, ka shkruar Xhaçka.

loading…