Lezhë

VIDEO/ Flakë e tym i zi në Lezhë, punëtorët shohin fabrikën të shkrumbohet

Një zjarr ka përfshirë magazinat e Eurofish në Lezhë, rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv.

Siç raportohet, deri më tani nuk ka të lënduar pasi punonjësit akoma nuk kishin nisur punën.

Ndërkohë Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.