Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në vendngjarje pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Aty shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe disa ushtarë të KFOR-it.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

Në videon shihet po ashtu që rrjedhja e ujit nuk është ndalur plotësisht ende: