Në varrimin e ushtarit Abedin Krasniqi nga Bardhi i Vogël i Fushë Kosovës,i vrarë nga forcat serbe në vitin 1989, Myftiu aktual i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava bënte thirrje për kapjen e armëve që vendi të çlirohej nga pushtuesi.

Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive të vitit të largët 1989, ku Myftiu Naim Tërnava në fjalimin e gjatë këtij varrimi, i drejtohet popullit me diskurs islam duke i referuar tek xhihadi (lufta e shenjtë e përmendur në disa ajete kuranore).

Këtë Tërnava e bën duke përmendur ajetin ku thuhet se dëshmorët nuk vdesin.

Përpos kësaj Naim Ternava kërkon çlirim kombëtar. Madje ai thotë se nëse do të ishte kërkuar nga dëshmorët që të kthehen në këtë botë do të thonin PO, me qëllim që t’i kapnin edhe njëherë armët për çlirimin definitiv të Kosovës.

Lufta e UÇK-së nuk ka pasur konotacion fetar, këtë e kanë thënë pjesa më e madhe e komandantëve të kësaj ushtrie duke refuzuar që në këtë luftë të inkuadrohen luftëtarë nga Lindja e Mesme (siç) kishin vepruar në luftën e Bosnjes, shkruan Ballkani.info.

Për çlirimin e Kosovës ishin inkuadruar shumë figura nga segmente të ndryshme politike, ekonomike, kulturore e fetare që kishin shërbyer si iniçues të pajtimit të gjaqëve e pastaj edhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të myftiut akutal, Naim Ternava në vitin 1989, në kohën kur po fillonin masat represive ndajnë Kosovë të regjimit të Millosheviqit. /Ballkani.info/