Video e rrallë e komandantit “Abeja” nga lufta: Atdheu im është Kosova, s’du me shku azil në perëndim

Në një intervistë për mediat e huaja gjatë vitit 1998, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), Bekim Berisha i njohur me nofkën Abeja, kishte thënë se atdheu i tij është Kosova dhe se ka lindur aty, e aty do të vdes.

Bekim Berisha i njohur ndryshe me nofkën e luftës Abeja ishte njëri prej komandantëve më aktivë të UÇK’së. Lindi më 15 qershor 1966 në fshatin Graboc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 10 gusht 1998 në Betejën e Junikut.

Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit. Mori pjesë në Luftërat e Kroacisë, Bosnjës dhe Somalisë, dhe më vonë në Luftën e Kosovës.

Për meritat dhe heroizmin e Bekim Berishës në luftë kundër regjimit të egër serb që sundoi gati një shekull në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK’së, pas përfundimit të luftës, e gradoi me gradën Gjeneralmajor.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare në vitin 1998, “Abeja” kishte thënë se atdheu i tij është Kosova dhe se nuk dëshiron të shkojë azil në Perëndim.

“Atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes. S’du me shku azil në perëndim, të bëhem problem social”, shprehet ai në intervistë.

Më poshtë keni këtë pjesë të shkëputur.