Video e re nga kaosi i ekstremistëve serbë në Jarinjë: Në përleshje me policinë morën pjesë edhe tifozët e Zvezdës

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e re nga konflikti mes një grupi ekstremistësh serbë dhe policisë serbe, i ndodhur dje në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjës.

Gjegjësisht, në tubimin e djeshëm “Rezistencë në Jarinjë, asnjëherë kufij”, një grup i vogël protestuesish në një moment ka rënë në sy dhe janë përleshur me policinë duke e thyer kordonin e parë policor, pas së cilës kanë filluar të vrapojnë dhe janë afruar në vetë vendkalimin Serbi-Kosovë.

Ata u penguan ta bënin këtë nga një tjetër kordon policie që i priti me mburoja.

Gjatë rrugës nga vendkalimi në Jarinjë nga drejtimi i Leposaviqit, misioni i KFOR-it amerikan ngriti dy barrikada dhe vendosi tela me gjemba.

Në një video të publikuar në Twitter, në një moment shihet një i ri me maskë në ngjyrat e klubit serb “Cervna Zvezda”.

Në mes të dy barrikadave të KFOR-it është baza e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se për dhjetë ditë serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët me barrikada pasi policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë. Policia e Kosovës për arsye sigurie mbylli vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. /Ballkani.info/