Përdoruesit e rrjeteve sociale, në masë të madhe po shpërndajnë videon që është shfaqur fillimisht në Twitter.
Në video është kapur momentin kur i blerjes së votës, që është filmuar në qendrën e kryeqytetit të Serbisë – Beograd.
Përkatësisht bëhet fjalë për rrugën Mbreti Mark në pjesën e vjetër të qytetit të Beogradit, ku shihen personat në këmbim të vlerës monetare duke shitur votën e tyre.
E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite, transmeton Telegrafi. Ndryshe zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi.
Korisnici mreža dele video – sumnja na kupovinu glasova u centru Beograda https://t.co/qLOw9RFL86 pic.twitter.com/XXpS9vSfK4
— TV N1 Beograd (@n1srbija) April 3, 2022







