Paralajmërimi i mbylljes së McDonald’s në Rusi, ka shty Lukas Safranov, djalin e artistit të famshëm rus, Nikas Safronov, që të lidhet me zinxhir për njërën nga pikat ushqyese në Moskë të brendit amerikan.

Në raportimin nga NEXTA, thuhet se Safranov u lidh me zinxhir në një McDonald’s në Moskë duke thënë se sanksionet po e privojnë nga ushqimi që ka ngrënë gjithë jetën.

“Lukas Safranov, djali i artistit të famshëm Nikas Safranov, u lidh me zinxhir në një McDonald’s në Moskë duke thënë se “ata na ushqyen me këtë ushqim për 30 vjet (…) dhe tani po na lënë. Sanksionet po më privojnë nga ushqimi që kam ngrënë gjithë jetën”.

Ndryshe, McDonald’s ka vendosur të mbyllë përkohësisht 850 dyqane të saj në Rusi.

Zgjedhja është reflektimi i një presioni në mediat sociale që pothuajse ka çuar klientët në bojkot.

Gjiganti i hamburgerëve tha se do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjësit e tij në Rusi “të cilët kanë vënë zemrën dhe shpirtin e tyre në markën tonë McDonald’s”.

Por në një letër të hapur për punonjësit, presidenti dhe CEO i McDonald’s Chris Kempckinski tha se mbyllja është gjëja e duhur për të bërë tani për tani.

Lukas Safranov, son of the famous artist Nikas Safranov, chained himself to a McDonald’s in Moscow saying “they fed us this food for 30 years (…) and now they are leaving us. The sanctions are depriving me of the food that I have eaten all my life”. pic.twitter.com/WSXlgd0rBv

— Visegrád 24 (@visegrad24) March 13, 2022