VIDEO/ Disa persona dalin nga veturat dhe qërojnë hesapet duke u rrahur me grushta në Prishtinë

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Të njëjtit ndaluan në mes të rrugës, dolën jashtë veturave dhe filluan të godasin njëri-tjetrin.

Në video shihet qartë edhe rrahja që po ndodhte pikërisht ‘Te Qafa’ në kryeqytet.

Nuk dihet se si erdhi deri tek kjo përleshje por që të njëjtit kanë shkaktuar edhe një bllokim të rrugës, ku disa nga veturat shihen të ndaluara për shkak të kësaj përleshje.