Deputeti argjentinas është suspenduar pasi kamera gjatë seancës e xhiroi tek përkëdhelte partneren e tij gjatë seancës virtuale të dhomës së ultë të Kongresit të Argjentinës.
Gjatë seancës speciale të Kongresit deputetit Juan Emilio Ameri u xhirua tek ulej me partneren e tij para aktit të pahijshëm.
Menjëherë pas incidentit, që është bërë viral në internet tani dhe ka shkaktuar pakënaqësi në Argjentinë, deputetët e tjerë votuan për suspendimin e deputetit Ameri.
Ameri më vonë në një intervistë për një radio lokale tha se ndjehet keq për atë që ngjau dhe provoi të arsyetohet duke thënë se nuk ishte i vetëdijshëm se ishte kapur në moment intim me partneren e tij. Ai shtoi po ashtu se lidhje e tij në internet ishte e keqe.
Koalicioni në pushtet ka thirrur që të mblidhet komisioni parlamentar që do të vendosë për sanksionimin përfundimtar të Ameri.
