VIDEO/ Dalin pamje nga Bërnjaku ku Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze

Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak.

Kallxo.com mëson se këtë aksion Policia e ka nisur në orët e para të ditës së sotme.

Këto burime bëjnë të ditur se atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.

Makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak.

Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.