Nga java e kaluar në vendin tonë kanë filluar të aplikohen masa të rrepta të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Sidoqoftë, kjo siç duket nuk po vlen për disa banorë në Fushë-Kosovë.

Në një kompleks banesor në këtë qytet, disa fëmijë janë parë duke luajtur në oborrin e banesave, në grumbuj të mëdhenj dhe pa respektuar distancën e duhur.

Videoja është xhiruar dje dhe ende nuk dihet se a janë në dijeni policia për mos respektimin e masave që po bëhet atje.

Kujtojmë se në qytetin e Fushë-Kosovës deri tash janë identifikuar 3 persona të infektuar me koronavirus, dhe 3 të tjerë në fshatrat përreth.

Ndërkaq, në vend numri i të prekurve ka shkuar gjithsej në 510, me rreth 70 të shëruar dhe 12 viktima.