Video0

VIDEO/Alarmi vazhdon të dëgjohet ende në veri dhe jug të Mitrovicës

Ka disa orë që nga aktivizimi i sirenave nga alarmi në veri të Mitrovicës.

Ky alarm është duke u dëgjuar edhe nga qytetarët në jug të Mitrovicës. Situata thuhet të jetë shqetësuese për ta, teksa Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se janë mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Qytetarët kanë dërguar një video nga situata e tanishme, derisa theksuan se alarmi po vazhdon të dëgjohet edhe tani.

Serbë të shumtë janë mbledhur sot, duke përdorur kamionët për të bllokuar qarkullimin përmes këtyre pikave të kalimit.

Lidhur me këtë, në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë janë vendosur Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, të cilat po përcjellin nga afër çdo zhvillim.

Po ashtu nga KFOR-i kanë deklaruar se po mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme  dhe se janë duke monitoruar situatën.

Deri më tani nga institucionet drejtuese të vendit nuk ka patur ndonjë deklarim, teksa shumë mërgimtarë kanë mbetur për disa orë në pritje pikërisht në këto pika kufitare të bllokuara nga serbët.

Të njëjtit këto veprime i morën pikërisht teksa po afrohet ora e vendosjes së reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, për dokumentet si dhe për targat serbe.