VIDEO/ Agim Bahtiri shfaq talentin në muzikë, i kushton këngë me çifteli Jakup Krasniqit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se ka talant në sferën e muzikës.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, të cilin e moderon Sadri Imeri. Bahtiri pati rastin të flas për shumë plane të tij, ku në fund zgjodhi që të këndojë një këngë me çifteli.

Ajo çka mori vëmendjen e madhe të audiencës ishte se kënga e kënduar ishte dedikim për Jakup Krasniqin, i cili gjendet në Hagë.

Përndryshe, Bahtiri pati edhe këngë të tjera të cilat i interpretoi në mënyrë të mrekullueshme.