Nëntë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Ballkani.info ka publikuar pamje ekskluzive më herët për rastin në fjalë.

Për Ballkani.info, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident të përfshira janë tri vetura.

“Sipas mjekut kujdestar, njëri nga të lënduarit ka lëndime serioze, ndërsa tetë të tjerët janë me lëndime më të lehta, të gjithë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, u shpreh Gashi. /Ballkani.info/