Vetura zyrtare “fluturon” në autostradën “Ibrahim Rugova”, 173 km/h (FOTO)

Aksidentet e shumta në vendin tonë kanë bërë që Policia e Kosovës t’i rris dukshëm masat në komunikacion.

Shpejtësia është faktori kryesor që shkakton aksidente.

Mirëpo, duket se për këtë zyrtar të shtetit shpejtësia është adrenalinë. Ballkani.info ka siguruar fotografi të një veture zyrtare e cila në autostradën “Ibrahim Rugova” thyen ashpër rregullat e vozitjes.

Derisa në këtë rrugë shpejtësia maksimale e vozitjes është 120-130 kilometra në orë, vetura zyrtare me targa 01Z – 53 – 19 arrin shpejtësinë prej 173 kilometra në orë.

Të kujtojmë se Policia e Kosovës në vazhdësimi ka bërë apel për kujdes të shtuar, sidomos në këtë përiudhë kohore kur ka borë dhe ngrica në rrugë. /Ballkani.info/