Vetura shkel një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një veturë ka shkelur një këmbësor në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personi që ka pësuar lëndime trupora është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime tupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, ka konfirmuar Ahmeti.