Vetura shkel biçiklistin, kjo është gjendja e tij

Një aksident ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshati Besi ku një veturë e ka goditur një biçiklist.

Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka marrë lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

” Është raportuar për një aksident në Besi. Një veturë e ka goditur biçiklistin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe autoambulanca dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor”,  tha Hoxha.