Vetura rrezikon të tjerët, hyn në anën e gabuar të autostradës së re PR-MIT VIDEO

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në mesditë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, autostradën e re që nuk është përfunduar ende, por që është lënë e hapur për qarkullim.

Një veturë e tipit ‘pick-up’ është xhiruar teksa kishte hyrë në anën e kundër të rrugës duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në afërsi të fshatit Studime në Vushtrri.

Ndonëse vërehen edhe vetura të tjera që e paralajmërojnë këtë veturë se ka hyrë gabim, shoferi i ‘pick-upit’ nuk ndalet.

Në bazë të videos që ka siguruar KOHA, shihet se ‘pick-upi’ ecën në shpejtësi të lartë.