Policia e Kosovës

Vetura që aksidentoi këmbësoren në Prishtinë, nuk përshtati shpejtësinë gjatë ngasjes

Një femër (këmbësore) ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:49 në rrugën C, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.