Vetura ndeshet me motoçikletën në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18, tek mbikalimi, pranë shkollës “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ngasësi i motoçikletës raportohet se është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.