Një veturë me targa të Serbisë është parë në parkingun e një marketi në Mitrovicë.

Nga fotografia shihet se pronari i veturës ia ka mbuluar gjysmën e njërës shkronjë në targat e veturës.

Kjo nuk është hera e parë që veturat me targa të Serbisë janë parë në Mitrovicë.

Edhe pas marrëveshjes së Brukselit për vendosjen e stikersave që mbulojnë simbolet e shtetit në targa, disa nga veturat po qarkullojnë lirshëm pa u dënuar nga Policia.