Vetura me targa të Leskovcit të Serbisë futet në shesh të Prishtinës

Një veturë me targa të qytetit të Leskovcit të Serbisë është parë të ketë hyrë në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës.

Vetura, e tipit “Audi”, është fotografuar nga qytetarët, por që në ato momente nuk ka qenë afër asnjë zyrtar policor, raporton Koha.net.

Qarkullimi i veturave në shesh është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me ligj.