Vetura me targa të Kosovës bie në Lepenc, vazhdon kërkimi për tre persona

Një makinë me targa të Kosovës raportohet se ka rënë në lumin Lepenc në Maqedoninë Veriore, në të cilin ndodheshin katër persona.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë Veriore ka njoftuar se një person është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa është duke vazhduar kërkimi edhe për tre personat e tjerë.

MPB fillimisht ka njoftuar se vetura me targa të Kosova është aksidentuar me një veturë tjerë në rrugën Shkup-Bllacë, dhe pastaj ka rënë në lum.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup-GP Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ra në lumin Lepenec. Në automjetin BMË, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre personat e tjerë është në kërkim”, kanë thënë për Plusinfonga MPB.