Një veturë ka goditur tre këmbësorë sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, këmbësorët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Zahiti.