Vetura godet të miturin, ndërron jetë nga lëndimet e marra

Një i mitur dje ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë në lëvizje.

Sipas raportit të Policisë, vozitësi është arrestuar.

“Fsh. Polluzhe, Gllogoc 01.10.2020 – 16:40. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ngasjes së veturës ka goditur këmbësorin, mashkull kosovar (i mitur). Si pasojë, këmbësori nga lëndime e marra ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.