Vetura godet rëndë biçiklistin në Podujevë

Një biçiklist është goditur me veturë në rrugën “Ilir Konushevci” afër Stacionit Policor në Podujevë.

Mësohet se viktima është goditur në rrugë, teksa i njëjti është nisur menjëherë për në QKUK të Prishtinës.

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Për rastin në fjalë, ekipet emergjente i janë përgjigjur rastit, pas trajtimi të parë mjekësor në vend ngjarje, i njëjti është nisur menjëherë për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK të Prishtinës. Ndërsa, për detaje tjera mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, ekipet e njësitit të Policisë së trafikut kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Antigona Çitaku-Dibrani, rreshtere në stacionin e Policisë së Podujevës.