Vetura godet për vdekje një motoçiklistë 19-vjeçar në Veternik

Një 19-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Veternik.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

 “Mbrëmë rreth orës 23:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në Veternik afër lagjes 038. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një  motoçikletë”, tha ai.

 Ai tha më tej se si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës, mashkull, 19 vjeç, ka humbur jetën.

 “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./Ballkani.info