Vetura godet një të mitur në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur dje në Pejë, njofton policia.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Pejë 27.04.2021 – 17:00. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë kishte goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.