Aksident

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë- Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetura ka përplasur një këmbësor në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite përballë objektit të Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, shihen edhe ekipet e Policisë, derisa për lëndimet e këmbësorit ende nuk dihet.