Prishtinë
Vetura godet dy këmbësorë në Rrugën B, shihen njolla gjaku (FOTO)
Një veturë e tipit BMW i ka përplasur para pak çastesh dy këmbësorë në rrugën “B” në Prishtinë.
Në fotografitë që i ka siguruar Ballkani.info shihen njolla të gjakut në rrugë dhe një ambulantë që i merr të lënduarit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për Ballkani.info.
Ajo ka thënë se një veturë i ka përplasur dy këmbësorë, të cilët po trajtohen në QKUK, por që gjendja e tyre nuk dihet. /Ballkani.info/