Vetura e “lodhtë” me të cilën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shkoi në samit

Sekretari i përgjthshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është parë të jetë sjell në samitin e aleancës veri-atlanike me një makinë të vjetër të modelit Audi A6, ani se është kryesori i mbledhisë.

Makina që me gjasë është e blinduar dhe e siguruar nga nikoqiri, ra në sy në raport me veturat tjera super-luksoze me të cilat liderët e vendeve anëtare erdhën në takimin e rëndësishëm në Madrid.

Kjo, edhe për faktin se nuk dukej të jetë shumë e mirëmbajtur nga jashtë, sidomos te pragu i derës së shoferit, e as me amortizim e goma të mira, gjë që vërehej në momenin e frenimit.

Sipas kërkimeve në internet, ky model veturave së fundi është prodhuar në vitin 2001.