Veton Surroi thotë se Koronavirusi mund të mbërrijë në Kosovë: Apelon Qeverinë për masa

Publicisti Veton Surroi ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, e në të cilin ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Virusi Korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.” – e nis shkrimin e tij publicisti kosovar.

Kujtojmë se autoritetet italiane kanë treguar që dy persona kanë vdekur nga kjo sëmundje infektive e njohur tash si COVID-19, dhe është rritur drastikisht edhe numri i të infektuarve tjerë, shkruan Periskopi.

Surroi thotë se “do të ishte shenjë maturie parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes [përfshirë informimin publik] për parandalimin e përhapjes së tij.”

Kujtojmë se dy persona kishin qenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë ditës së djeshme për t’u testuar për Koronavirus, por për fat të mirë, rezultati pas testimit doli negativ.

Më poshtë e keni statusin e plotë nga z.Surroi:

Një sugjerim Qeverisë së Kosovës:

Virusi korona tashmë ka mbërritur në Itali dhe gjasat nuk janë të vogla që të arrijë në Shqipëri, rrjedhimisht në Kosovë.

Do të ishte shenjë maturie dhe parandalim paniku që çështja e virusit të trajtohet si çështje e sigurisë shtetërore dhe që të ngrihet niveli i përgatitjes (përfshirë informimin publik) për parandalimin e përhapjes së tij.