Veton Surroi sulmon Edi Ramën dhe Gent Cakën për trazirat në Bjellorusi

Veton Surroi, shkrimtari dhe publicisti i njohur kosovar, ka bërë një kritikë ndaj qeverisë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama për mos-reagimin e tyre në krizën politike të Bjellorusisë.

Shkas për kritikën ka marrë pozicionin aktual të Shqipërisë si kryesuese të OSBE-së.

“Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje,dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.” – shkruan Surroi.

Ai thotë më tej që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kosovari Gent Cakaj, do të duhej të ishte në Minsk në rrethana normale për të ndihmuar në këtë situatë.

Statusi i plotë:

SHQIPËRIA DHE BJELLORUSIA

  1. Shqipëria si kryesuese në detyrë e OSBE-së ka obligim që ta trajtojë krizën e tanishme politike në Bjellorusi. Heshtja disa ditore e vendit , përjashtuar një reagimi brengosje,dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk i bëjnë mirë namit të vendit.
  2. Sikur në kriza të ngashme përgjatë tridhjetë viteve të kaluara, kryesuesi i radhës i OSBE-së , së bashku me kryesuesin paraprak (Sllovakinë) dhe atë të radhës (Suedinë) përbën Treshen që përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje paqësore.
  3. Në rrethana normale, ministri i jashtëm do të duhej që kaherë, nga fillimi i javës së kaluar të ishte në Minsk me kolegët e vet evropianë apo në kryeqytetet e vendeve që mund të ndihmojnë, përfshirë edhe Moskën. Në rrethanat në të cilat gjendet Shqipëria,barra që ta udhëheqë këtë mision i bie kryeministrit.
  4. Shqipëria e ka për obligim që të ndihmojë me aq sa mundet në tranzicionin e nevojshëm në Bjellorusi, jo vetëm për shkak të kryesimit të OSBE-së, por edhe për shkak se edhe vetë ka përjetuar jo fort moti ngërçin e tranzicionit drejt demokracisë.