Vetkarantinohen një mjek dhe dy infermiere në Fushë Kosovë

Janë vetkarantinuar një mjek dhe dy infermiere të Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së Osman Maxhera.

Ai tha se ata janë karantinuar për shkak se kishin pasur kontakt me një pacient nga fshati Burojë i Skenderajt, i cili më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.