Vetëvendosje: Vuçiqi nuk është në pozitë morale as politike të komentojë simbolet

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një deklarate, e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”.

“Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për (Sllobodan) Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”, ka thënë Liburn Aliu, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë, ky subjekt politik i është përgjigjur një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrjetin social Twitter pas një takimi që Kurti kishte zhvilluar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Aty, në fotografi nga takimi ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorit Nicholas Abbott shihej në prapaskenë flamuri kombëtar shqiptar.

Kjo fotografi ishte bërë shkas për shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve përmes rrjetit social Twitter, ndërmjet presidentit të Serbisë, Alekasandar Vuçiq dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kjo pamje, e ka cytur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, t’i drejtohet me pyetje ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Pyetje për ambasadorin e BM në Prishtinë: Në zgjedhjet e kujt ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe flamuri i cilit shtet është ai para të cilit, ekselenca e juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Do t’ju pyes për këtë derisa të marrë një përgjigje”, ka shkruar Vuçiq, duke aluduar se flamuri kombëtar shqiptar, i cili njëkohësisht është edhe flamur shtetëror i Shqipërisë, nuk është flamur i Kosovës.

Por, në një përgjigje ndaj pyetjes së Vuçiqit, po ashtu përmes rrjetit social Twitter, të cilën e ka publikuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet që kjo ambasadë nuk ka zgjedhur se si bashkëbiseduesi e ka rregulluar dhomën, ku u mbajt takimi i Kurtit me ambasadorin Abbott.

“Një foto e ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politikë në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Pas kësaj përgjigje ka ardhur edhe reagimi i sërishëm i presidentit Vuçiq, i cili është falënderuar “për përgjigjen e qartë” dhe ka shtuar se “të gjithë ne kemi kuptuar gjithçka”.

Liburn Aliu, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë dhe që ajo, në bashkëpunim me komunitetet pakicë, do të udhëheqë me qeverinë “duke i çliruar ato prej shantazheve dhe instrumentalizimeve”.

“Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese”, ka thënë Aliu.

Albin Kurti, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, pas zgjedhjeve, ka thënë në një intervistë, që flamuri i Kosovës do të jetë i pranishëm në zyrën e tij

loading…