Vetëvendosje reagon me një njoftim për orarin e vaksinimit, asnjë fjalë për tollovinë te “1 Tetori”

Partia që drejton kryeministri Albin Kurti ka lëshuar një reagim lidhur me procesin e vaksinimit. Megjithatë në një njoftim të tillë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është thënë asgjë më shumë, sesa që ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë orë më parë.

Vetëvendosje ka publikuar orarin e vaksinimit me sqarimin se qytetarët e Prishtinës vaksinohen tek 1 Tetori, derisa qytetarët e Komunave të tjera nëpër Qendrat përkatëse të Mjekësisë Familjare.

“Dje, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër Covid-19, për personat e moshës mbi 65 vjeç, për datat 14, 15, 16 Maj. Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse”, thuhet në reagim.

Partia që drejton Kurit nuk e kanë thënë asnjë fjalë për tollovinë e krijuar tek salla 1 Tetori ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar, pa distancë, e duke u shtyrë me njëri-tjetrin se kush të marrë vaksinën më përpara.