Vetëvendosje pretendon se do të korrin fitore të madhe edhe në zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon fitore të madhe edhe në zgjedhjet lokale.  Sipas subjektit më të madh në vend, qytetarët dhe vendi presim një ndryshim të madh në nivelin lokal, ashtu si në nivelin qendror.

“Fitorja mbi 50% e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në Podujevë paralajmëroi fitoren dhe mandatin e fuqishëm tonë në zgjedhjet qendrore të mbajtura me 14 shkurt. E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në postimin e Vetëvendosjes në “Facebook.

Më tutje, në këtë reagim thuhet se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë për shkak se zhvillimi  i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë.

Postimi i plotë i VV-së:

Qytetarët dhe vendi ynë presin një ndryshim të madh në nivelin lokal, ashtu si edhe në nivelin qendror. Fitorja mbi 50% e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet lokale në Podujevë paralajmëroi fitoren dhe mandatin e fuqishëm tonë në zgjedhjet qendrore të mbajtura me 14 shkurt. E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës. Po shkojmë drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë, për shkak se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë. Në këtë kuptim, qëndrimi që kryetari ynë, z. Kurti, paraqiti në presidencë ishte që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt e ato të mbahen sa më parë.