Vetëvendosje pësoi debakël në Shqipëri: Albin Kurti i mban inat Edi Ramës, nuk ia uron fitoren

Rezultati dëshpërues që Lëvizja Vetëvendosje pësoi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duket se ka bërë që shefit të Qeverisë së Kosovës t’i mbetet hatri. LVV-ja që nuk arriti dot të deportojë në parlamentin e shtetit fqinj, ka bërë që Albin Kurti që edhe vet votoi në Tiranë të mos mundohet as të ia urojë homologut të tij Edi Ramës fitoren. Në drejtim të këtij të fundit tashmë kanë shkuar disa urime nga liderë të vendit e ndërkombëtar.

Zgjedhjet e 25 prillit ia konfirmuan Edi Ramës fitoren e tretë si shef i ekzekutivit në Shqipëri, derisa, i njëjti arriti që t’i sigurojë 74 mandate.

Pa asnjë mandat, megjithatë, mbeti LVV-ja e Shqipërisë, që për herë të parë në këto zgjedhje garoi me tre kandidatë.

Boiken Abazi, shef i Vetëvendosjes në Shqipëri, pati përkrahje të madhe nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti që specifikisht u  mor me këtë çështje që prej kur u emërua në mandatin e dytë si kryeministër.

Ai madje të dielën nga Tirana foli optimist për një rezultat në favor të LVV-së, duke i krahasuar zhvillimet me partinë e tij atje me siç bën zakonisht Kurti temperaturat që mbanin në kryeqytetin shqiptar atë ditë.

Albin Kurti që herë pas here ka vazhduar replika në distancë me Edi Ramën duke bërë të ditur publikisht se me të nuk pajtoheshin për shumë tema, deri tani nuk e ka uruar atë për mandatin e tretë.

Në drejtim të Ramës sidoqoftë tashmë është bërë e ditur se kanë shkuar urime nga liderë të ndryshëm botërorë, e politikanë të Kosovës urimet e tyre i kanë shkruar përmes Facebook-ut.

Për sa kohë që Kurti apo punonjësit e tij në Qeveri nuk bëjnë publike ndonjë letër apo urim në rrjete sociale, Boiken Abazi është duke vazhduar kritikat në drejtim të PS-së në Shqipëri, e të njëjtit po i akuzon publikisht për vjedhje të votave në qarkun e Tiranës.

Abazi po thotë se do të ankohen për këto vota, e se ekziston mundësia që ai të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e re.

Edi Rama është kursyer në deklarata për Albin Kurtin që prej kohës kur ky i fundit u emërua në mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës.

I pyetur nga gazetarët, Rama nuk pranoi të fliste për homologun e tij në Prishtinë, gjatë kohës sa vetë Shqipëria ishte në proces të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe LVV-ja në atje garonte duke synuar mandate. Sidoqoftë për të tha se do të flas pas zgjedhjeve.

“Unë e nuk komentoj Albin Kurtin. Më fute Albin Kurtin në bisedë, nuk kam asnjë koment në lidhje me Albin Kurtin deri me 26 prill. Pastaj mund të flas”, ishte shprehur Rama.

Vetë Rama i ka nisur dy letra urimit për fitoren shefit të LVV-së në Kosovë në më pak se dy vite.

“I dashuri Albin…”, kështu fillonte letra që Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë i kishte nisur Albin Kurtit një ditë pasi që ishte konfirmuar fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rama e kishte uruar Kurtin edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit në vitin 2019-të.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare! Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, kishte shkruar Edi Rama.

Dy kryeministrat kishin pasur qëndrime të ndryshme sa i përket mini shengenit derisa hiç më larg se dje, Ramës iu bë një thirrje nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të kujdesej edhe për Kosovën.