Vetëvendosjë në Suharekë dorëzon Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve komunalë

Vetëvendosjë në Suharekë dorëzon Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve komunalë
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë sot ka dorëzuar Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj zyrtarëve të Komunës së Therandës, anëtarë të organit mbikëqyrës të kontratës “Trajtimi i hapësirave me interes publik”

Zyrtarët kompetent për mbikëqyrje të këtij projekti, Isuf Hajdari dhe Tetlinda Kuçi akuzohen se nuk e kanë kryer punën e tyre më përgjegjësi.
Realizimi i projektit nuk përfundoi sipas kontratës së nënshkruar nga Komuna e Therandës më Operatorin Ekonomik MPSH “OSMANI” dhe NTP “LAS PALLMAS”.

“Për mosrealizimin e kësaj kontrate siç ishte kontraktuar, reaguam me datë 27.04.2019 por nuk u morr asnjë masë nga organet kompetente të komunës.

Prokurorisë themelore i ofruam dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave do të vërtetohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga zyrtarët komunal të cekur më lartë.
Nga organet e drejtësisë kërkojmë të marrin masat e duhura ndëshkimore” thuhet ndër të tjera në reagimin e Vetëvendosjes në Suharekë.