Vetëvendosje ma s’ka! Kurti duhet me i kërkue falje familjeve Balaj e Xheladini

Ndryshimi i madh i Albin Kurtit duhet të shoqërohet me kërkim falje, drejtuar:

1. Familjes së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, pasi ata u bënë hero të kërkesës për vetëvendosje dhe jo negociata, kërkesë që ishte plasuar nga Albini, për ti udhëhequr vet negociatat në vitin 2020.

2. Aktivistëve të VV-së, që kaluan rinin e tyre, duke hedhur gur, djegur objekte e qytete, lënduar e sulmuar persona e zyrtarë, e që sot, do të duhej ta sulmojnë vetëveten e tyre.

3. Të gjithë votuesit e VV-së, të cilëve u tha, e i mashtroi, duke i thënë se: qeveri pa listen serbe; taksa mbetet; jo negociata; qeveri me 12 ministra.

4. Mijëra familjëve të personave të zhdukur, të cilëve u tha: “nuk ka negociata me Serbinë, pa kthyerë eshtrat e personave të zhdukur”.

5. Duhet ti kërkoi falje vajzës së tij, pasi ajo vajzë e vogël, po rritet nga një mashtrues, që për të ardhë në pushtet, ka mashtruar Mon Balaj, Arben Xheladinin, aktivist, nënat shqiptare për fëmijët e tyre të zhdukur.

Më 6 tetor 2019, është shuar Vetëvendosje, ajo më nuk është, Albini do të udhëheqë bisedimet me Serbinë, Moni dhe Xheladini nuk janë të qetë, nënat e personave të zhdukur, me nuk kanë shpresë, shpresen e fundit ua ka shuar Albin Kurti me argatin (sipas Albinit, jo sipas mendimit tim) e Serbisë, Isa Mustafën.