Vetëvendosje kërkon që Meliza Haradinaj të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka shqyrtuar shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.

Kryetarja e komisionit Time Kadrijaj ka thënë se duhet të procedohet më tutje shkresa dhe të dërgohet në departamentet e jashtme dhe ata ta dërgojnë te vendet anëtare të BE-së.

“Unë po mendoj me proceduar më tutje dhe ta dërgojmë në departamentet e jashtme dhe ata të ja dërgojnë vendeve anëtarë të BE-së”.

“Ne mundemi në parim me votuar këtë draft dhe mundemi sot me dhanë një përkrahje dhe më pas kur kemi përfaqësues e partive tjera të dakordohemi me agjendën tonë”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj ka thënë se do t’i drejtohen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla me një shkresë për të raportuar në komision.

“Ne do t’i drejtohemi ministrisë Haradinaj-Stublla që të raportoj në Kuvend”.

Anëtarja e komisionit nga VV-ja Fitore Pacolli ka thënë se ministrja Haradinaj-Stublla duhet të shkojë sa më shpejt për të raportuar për punën e bërë.

“Ne kemi bërë këtë kërkesë që të ftohet ministrja dhe ajo të vi sa më shpejt dhe në qoftë se jo brenda javës atëherë në fillim të javës tjetër”, tha Pacolli.