Vetëvendosje keqpërdorë edhe foton e Rifat Jasharit, sikur të Besartës disa ditë më parë

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të përdorë fotografi të familjes Jashari, përkundër reagimeve të kësaj të fundit që fotografitë e tyre të mos përdoren për motive politike, shkruan Ballkani.info.

Vetëvendosje kësaj radhe ka vendosur ta përdor fotografinë e vëllait të Adem Jashari, Rifat Jashari.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e portalit “Ballkani.info”, në një automjet shihet fotografia e Rifat Jasharit së bashku me kandidatin për kryministër nga VV, Albin Kurti.

Kujtojmë se ditë më parë ishte vendosur fotografia e Besarta Jasharit, vajzës së Hamëz Jasharit, e cila është e mbijetuara e masakrës në shtëpinë e saj në Prekaz në sheshin e Prishtinës së bashku me kandidatet për deputete Vasvije Krasniqi dhe Saranda Bugujevci.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i vëllait të saj, Bekim Jashari që e konsideronte të pa paranushme e jonjerëzore.

“Është e pa pranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike” ka shkruar Jashari në Facebook./Ballkani.info./