Vetëvendosje ia rikujton PAN-it deklaratat e ndërkombëtarëve për korrupsionin dhe nepotizmin

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook i ka rikujtuar qeverisë PAN deklaratat e ndërkombëtarëve të cilët ishin shprehur të pa kënaqur me vazhdimin e korrupsionit dhe nepotizmit edhe pas rënies së qeverisë.

LVV ka thënë se qeveritë vjedhëse po e dështojnë shtetin e Kosovës, tash dy dekada.Shkruan se i vetmi subjekt që do ta ndalë keqqeverisjen, nepotizmin e korrupsionin është LVV.

“Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës janë indinjuar nga këmbëngulja e koalicionit PDK – AAK – Nisma etj. për të vazhduar me nepotizmin dhe korrupsionin, edhe pas rënies së qeverisë. Qeveritë vjedhëse po e dështojnë shtetin e Kosovës, tash dy dekada.I vetmi subjekt që do ta ndalë keqqeverisjen, nepotizmin e korrupsionin, është Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan partia e udhëhequr nga Albin kurti.

loading…