Vetëvendosje

Vetëvendosje fshin nga faqja zyrtare komunikatën ku u dilnin në krahë popullit kundër shtrenjtimit të rrymës

Më 3 shtator 2014 Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një artikull me plotë kritika kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Artikulli me titullin “Privatizimi i KEDS- çmimi më i shtrenjtë për më pak furnizim me energji”, më nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Si duket ky artikull më nuk po u hyn në punë pasi Kurti sot mori vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve.

Dhe se gjurmët e të kaluarës Vetëvendosje u përkujdes që t’i mbyllte pasi tashmë koha ka ndryshuar dhe qeveri Kurti po i lë pas kauzë për të cilat u ngriste zërin në të mirë të qytetarëve.