Një 27-vjeçar me iniciale K.C është gjetur i vetëvarur rreth orës 07:54 në një objekt në ndërtim në Institut Bujqësor në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.