Veterani i UÇK’së

Veterani i UÇK’së i prekur me Covid, tregon me video se çfarë t’i bën virusi organizmit

Veterani i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Zekri Agushi, ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku tregon se është i prekur me COVID-19.

Ai përmes kësaj videoje, tregon simptomat dhe vështirësitë me të cilat po përballet gjatë luftimit të infeksionit të coronavirusit, shkruan Reporteri.net.

“Kom temperaturë shumë t’madhe, te dikush ka simptoma ma t’rana, te dikush ma t’lehta. E pesta ditë po flaka m’dul.”, thotë Agushi.

Tutje ai rrëfen se i ka humbur fuqia dhe është rrëzuar në banjo si pasojë e humbjes së vetëdijes nga virusi.

Ai kërkon nga qytetarët që të luten për të.

Kjo është video e plotë: