Në prag të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Shukri Buja, ka reaguar pas pretendimeve për aderime të reja të veteranëve në kampin e kundërshtarit politik, Imri Ahmetit.
Para dy ditësh, Imri Ahmeti kishte prezantuar një figurë të njohur të veteranëve, Bujar Drenicën, si të bashkuar me rrugëtimin e tij politik. Mirëpo, sonte, vetë Drenica ka mohuar këtë dhe ka konfirmuar publikisht përkrahjen e tij për Shukri Bujen.
Në një postim në rrjetet sociale, Buja ka shkruar:
“Së bashku me Bujar Drenicën, në përkrahje të fuqishme të kandidaturës time.”
Ky zhvillim është interpretuar nga përkrahësit e Bujës si një dëshmi se veteranët nuk e tradhtojnë rrugën e tij, duke qëndruar të bashkuar në përkrahje të “gjeneralit” në zgjedhjet e nesërme.










