Veteranët e UÇK-së nga Dukagjini në krye me Daut Haradinajn ia mbushin oborrin Sulltanit (FOTO)

Dhjetëra veteranë të UÇK-së nga Dukagjini në krye me deputetin Daut Haradinaj e kanë vizituar sot ish komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi në Açarevë pas lirimit nga burgu.

“Sot bashkë me Gjeneralin Daut Haradinaj, e shumë veteran të UÇK-së nga Dukagjini, vizituam dhe uruam per lirimin nga burgu Gjeneral Sylejman Selimin në Açarevë të Drenicës. Përjetësisht krenar me luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, ka shkruar në Facebook Hajdar Sutaj, bashkëpunëtor i Haradinajt, shkruan Ballkani.info.

Bashkë me Haradinajn në vizitë ishte edhe koloneli Avdyl Mushkolaj.

Sylejman Selimi në luftë njihet me nofkën “Sulltani”. /Ballkani.info/