“Vetëm stalinistët e fshijnë historinë”, Blerim Latifi flet për komunikatat e fshira të VV-së

Analisti politik, Blerim Latifi, njëherit edhe profesor universitar, ka komentuar lidhur me fshirjen e komunikatave të mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje nga uebfaqja e tyre.

Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka krahasuar veprimin e këtij subjekti politik me udhëheqësit komunist, teksa ka dhënë sqarime se si mund të interpretohet fshirja e komunikatave të VV-së.

“Fshirja e historisë së komunikatave të VV, nga fillimet deri në vitin 2014 qartësisht është kundërpërgjigje e këtyre sulmeve që ua bënte LDK, ajo është një praktikë për mendimin tim është e keqe, që na përkujton praktika shumë të dëmshme. Vetëm stalinistët, e komunistët i bëjnë këto”, ka deklaruar Latifi.

“Kjo mund të interpretohet emergjent: Është një përpjekje që të dëmtohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me pengu atë përpjekjen e Vetëvendosjes që me terhjekë një numër sa më të madh në kontingjentin e VV. Ndërkaq, ajo mund të interpretohet edhe si heqje dorë nga radikalizmi i saj, një lëvizje që ka fy diçka, ka sulmu gjithkë. Mbase kjo është parapërgatitje për një kurs të ri”, ka vlerësuar tutje profesori universitar.

Vetëvendosje, në mesin e komunikatave të larguara nga uebfaqja, e ka hequr edhe komunikatën ‘Gjaku i Humbur’, ku e akuzon ish-presidentin Ibrahim Rugova për kolaboracionizëm.